Futbollisti i Juventusit

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos: Cristiano ishte mendjemadh

Cristiano Ronaldo mund të jetë një ndër lojtarët më të mirë në botë tani, por në kohën kur kishte mbërritur në Manchester United ai nuk i kishte bindur bashkëlojtarët e tij në fillim dhe ishte treguar mendjemadh, sipas Quinton Fortune.

Jugafrikani Fortune luajti përkrah Ronaldos në “Old Trafford” dhe e pranon se tani ylli i Juventusit nuk i kishte pëlqyer shumë në atë kohë.

“Ai nuk ishte tmerrues nga asnjë kënd kur e pashë për herë të parë”, tha Fortune për Guardian.

“Pastaj, në zhveshtore të gjithë thoshin se ai ishte i mahnitshëm. Cristiano sillej vërdallë duke thënë se ishte më i miri, dhe po ishte mendjemadh, i tillë ishte Ronaldo”, shtoi ai,

Ai beson se trajneri Sir Alex Ferguson ishte arsyeja e zhvillimit të Ronaldos.

“Fergusoni ishte arsyeja përse u rrit ai. Sir Alex e edukoi atë. Ronaldo nuk ka mundur të kishte përkrahje më të mirë. Së bashku, ata kanë mundur ta dominonin botën, ishin kombinim i përkryer”, shtoi ai.