Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan-Kharchenko është në rolin e kukullës së Vladimir Putinit, qëllimi i të cilit është të destabilizojë rajonin.

Është shprehur ish-atasheu ushtarak serb në Londër, Nikola Luniq duke theksuar se deklarata e Botsan-Kharchenko për mundësinë e hapjes së një baze ushtarake ruse në Serbi është gënjeshtër.

Luniq, i cili është drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, ka komentuar shkrimet e medias ruse Lenta se në Serbi mund të shfaqet një bazë ushtarake ruse që do të kryejë detyra të ndryshme zbulimi.

“Ambasadori Botsan-Kharchenko mendon vetëm se me punën e tij dhe deklaratat e tilla ndjek interesin kombëtar rus. Megjithatë, ai e vendos veten në rolin e një kukulle të kontrolluar nga Putini, qëllimi i të cilit është të destabilizojë rajonin tonë dhe ta tërheq Serbinë në konflikte që do të rezultonin në shkatërrimin e kombit dhe shtetit serb”, tha Luniq për mediat serbe.

Nikola Luniq

Sipas tij, spekulimet për hapjen e një baze ushtarake në Serbi, në këtë moment të ndjeshëm gjeopolitik paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për besueshmërinë e Serbisë në bashkësinë ndërkombëtare.

“Ambasadori po e vendos veten në rolin e ekzekutuesit përfundimtar të luftës hibride që Rusia po e zhvillon kundër Serbisë dhe interesave të saj, me synimin për të ruajtur ndikimin e saj në Ballkan. Nëse studioni përkufizimin e luftës hibride, atëherë do të shihni se ajo zbatohet në mënyrë flagrante përmes stërvitjes paraushtarake të rinisë serbe, shantazhit energjetik, propagandës agresive, lajmeve të rreme apo operacioneve kibernetike me shpalljen e një marrëveshjeje për sigurinë e informacionit me Rusinë”, thotë ai.

Siç përfundon Luniq, ambasadori Botsan-Kharchenko shpesh largohet nga mënyrat tradicionale diplomatike, duke u toleruar nga ministri aktual rus i Punëve të Jashtme.

Linku i lajmit i publikuar në Danas: https://www.danas.rs/vesti/politika/bivsi-vojni-izaslanik-srbije-u-londonu-o-mogucnosti-otvaranja-ruske-vojne-baze-harcenko-u-ulozi-putinove-marionete-kome-je-cilj-da-destabilizuje-nas-region/

LEXONI EDHE: