Ish anëtari i VV-së: LVV po sulmon ministren Bajrami, sepse synon ta çojë në krye të UP-së përkrahësin e Kurtit

Ish anëtari i Vetëvendosjes, i cili para pak ditësh u largua nga kjo parti, Flamur Maloku, e ka akuzuar rëndë këtë parti.

Sipas Malokut, VV-ja po e sulmon ministren e Arsimit, Hykmete Bajramit për shkak që po synon ta çojë në krye të Universitetit të Prishtinës një përkrahës të Albin Kurtit, shkruan Ballkani.info.

Postimi i plotë i Flamur Malokut:

Lufta e Pirros së Vetëvendosjes ndaj Hykmete Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje! po synon të çojë në krye të Universitetit të Prishtinës një përkrahës të Albin Kurtit.

Matematikat e saj për të kapur gjithçka kanë dështuar, pasi përballë kanë HYKMETE BAJRAMIN.

Të tjerat, pastaj, janë lojëra të argatëve të partisë. Megjithatë, zonja Hykmete Bajrami është ministrja më e sinqertë dhe më e zellshme që kam njohur deri më tani.

Në kohën kur shtëpitë tona u errësuan nga pandemia, ato i ndriçoi ajo më diturinë që po e marrin nxënësit nga mësimi online tash e një kohë.

Ministrja Bajrami, me punën e saj të pareshtur, dëshmoi se arsimi shqip mund të zhvillohet shumë më mirë në Kosovë.

Arsimi është shtylla e zhvillimit për një shoqëri!