Nabil Fekir dikur lidhej me një transferim tek Liverpooli, madje shihej si punë e kryer.

Transferimi i Fekir tek Liverpooli mbeti vetëm një plan i dështuar, me disa që besonin se transferimi dështoi si pasojë e lëndimeve të lojtarit.

Por, ish agjenti i Fekir, Jean Pierre Bernes ka thënë së fundmi se kjo nuk është e gjithë historia, duke treguar edhe disa arsye të tjera.

“Nabil ishte prioriteti i Liverpoolit. Punova për katër muaj me ta. Gjithçka ishte gati” ka thënë Bernes për ‘Canal +’.

“Nabil ishte në dijeni për kontratën e ardhshme, e cila do ta shihte atë tek fitonte rreth 45 milionë euro në pesë vite” ka treguar tutje ish agjenti.

“Në ditën kur duhej të nënshkruhej kontrata, një avokat dhe vëllai i Fekir erdhën dhe ndaluan gjithçka. Ishte e pabesueshme” ka thënë ndër të tjerash Bernes.

Fekir është transferuar më pas tek skuadra e Real Betis, duke befasuar të gjithë me zgjedhjen e tij.

loading…