Anëtari i Real Madridiy, Isco Alaracon, duket se ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen.

Isco nuk po arrin të gjej hapësirat e tij nën urdhrat e Zinedine Zidane, dhe situata e tij po shkon duke u bërë gjithnjë e më keq në Madrid.

Emri i tij tashmë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Bernabeu’. Madje, është mësuar edhe skuadra që ka gjasat më të mëdha për nënshkrimin e tij.

‘Eldesmarque’ shkruan se Isco preferon të luajë me Manchester City, në Premierligë.

Thuhet se edhe Chelsea ka shfaqur interesim të madh për lojtarin, por  ky i fundit preferon kalimin tek Man City.

Mes ‘Citizens’ dhe ‘Los Blancos’ nuk ka pasur bisedime konkrete për transferimin e Isco, por thuhet se lojtari synon të kalojë në ‘Etihad’ gjatë verës së 2020.

Isco do të ishte një zëvendësim ideal për David Silva, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.