Mesfushori spanjoll

Isco nuk synon të largohet nga Real Madridi

Përkundër spekulimeve të shumta se Isco do të largohet nga Real Madridi lojtari ka mohuar një gjë të tillë derisa thotë se është i lumtur te gjiganti spanjoll.

Mesfushori ka pasur minutazh të paktë që nga ardhja e trajnerit Santiago Solari në krye të Realit.

“Nuk mendoj që të largohem në afatin kalimtar dimëror. Jam shumë i lumtur, dhe synimi im është të fitoj sa më shumë tituj me Realin”, ka thënë Isco për Deportes Cuatro.

Ylli spanjoll është lidhur me një kalim në Premier Ligë e interesim ka shprehur edhe kampioni francez PSG.