Isco mbeti shumë i zemëruar me trajnerin e Real Madridit, Santiago Solarin, dhe i kIsco mbeti shumë i zemëruar me trajnerin e Real Madridit, Santiago Solarin, dhe i kërkoi përfaqësuesve të tij ta kontaktojnë Manchester Cityn për një transferim.
Mesfushori spanjoll mbeti jashtë skuadrës së Real Madridit për kapitullimin e tyre me rezultat 1-4, në ndeshjen e së martës kundër Ajaxit, në Ligën e Kampionëve. Ai nuk mundi ta lejonte veten as ta shikonte ndeshjen nga Bernabeu.
Sipas mediumit italian, Calcio Mercato, Isco e shikoi ndeshjen nga shtëpia pasi ishte shumë i zemëruar me trajnerin Solarin, i cili kishte vendosur që të mos e inkuadronte në atë ndeshje aq të rëndësishme.
Menjëherë pasi Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve, Isco i kërkoi agjentit të tij që ta kontaktojë Manchester Cityn për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.
Sundimi trevjeçar i Real Madridit në Ligën e Kampionëve nuk do të vazhdojë më, për shkak të eliminimit tronditës që pësuan madrilenët nga Ajaxi. Holandezët e siguruan një vend në çerekfinale, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-3.
Ky eliminim, së bashku me eliminimin nga Kupa e Mbretit dhe dështimit në La Liga, ka bërë që të ngrihen dyshime edhe mbi të ardhmen e Solarit.







