Isco i del në mbrojtje Lopeteguit

Pas humbjes me Levanten në fundjavë, ka pasur spekulime se Julen Lopetegui do të shkarkohet nga detyra e trajnerit te Real Madridi, por Isco insiston se lojtarët janë me ish përzgjedhësin e Spanjës.

52 vjeçari është nën presion të madh pas serisë së gjatë prej 5 ndeshjeve pa fitore në të gjitha kompeticionet, në të cilat ka pësuar 4 humbje dhe ka arritur të shënojë vetëm një gol.

Megjithatë mesfushori i “Los Blancos”, Isco i ka dhënë mbështetjen e tij Lopeteguit duke thënë se lojtarët duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre.

“Nuk besoj se shtypi ka fuqi sa të shkarkojë një trajner nga Real Madridi. Tensioni që tentoni të krijoni në dhomat e zhveshjes nuk ekziston. Ne besojmë në stafin tonë dhe në atë se çfarë kemi bërë. Trajneri e ka gjithë besimin tonë, do të ishte çmenduri ta shkarkonim, duhet ta lejojmë të punojë”, u shpreh Isco.

Tutje ish lojtari i Malagas tha se nëse shkarkohet Lopetegui, duhet të shkarkohen edhe lojtarët pasi nuk mund të i lihet faji vetëm një njeriu, ndërsa premtoi se të gjithë kritikuesit do të marrin përgjigjën e tyre në fund të sezonit.