Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në zgjedhjet e fundit ka pasur rrëshqitje të votës.
“Qytetarët e dinë më së miri. LDK ka arsyeje ta ruaj programin e vet, të qendrës së djathë. LDK do të rikthehet në të ardhmen, sepse qytetarët do ta shohin se çfarë kanë bërë në këto zgjedhje”, ka thënë Isa Mustafa.
Sipas tij, asnjëherë politikat popullsite nuk i kanë shërbyer asnjë vendi demokratik.
“Unë nuk besoj që i kemi bërë mirë kohës me këtë rezultat. Kemi bërë shumë mirë që e kemi prish koalicionin me VV, për ta ruajtur dinjitetin dhe ta ruajtur miqësinë me SHBA-të”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë se VV e ka shancën për të qeverisur dhe do të shohim se a do ti mbajnë premtimet.
“Unë kam qenë kryeministër dhe e di sa ka buxhet qeveria për të punuar. Uroj që Kosova të prosperoi”, ka thënë ai.







