Irritohet Cristiano Ronaldo, trajneri afrohet dhe mundohet ta qetësojë

Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur mirë zëvendësimin që ndeshjen që Man United po e zhvillon me Brentford.

Ai u detyrua të lërë fushën në minutën e 72-të.

Ky zëvendësim, natyrisht nuk i pëlqeu aspak portugezit, por trajneri Ralf Rangnick, duke mos dashur që të shkaktojë përçarje në klub, iu afrua portugezit dhe arriti ta qetësojë duke i shpjeguar ndoshta arsyen e largimit të 36-vjeçarit nga loja.