Ironizon Behramaj: Kemi filluar të shqetësohemi për kryediplomaten Gërvalla, nuk po flet kundër UÇK’së

Ish-Këshilltari i Hashim Thaçit Adil Behramaj ka ironizuar me ‘zhdukjen’ e kryediplomates kosovare Donika Gërvalla -Shwarz, raporton Ballkani.info

Behramaj ka thënë se me heshtjen e saj, edhe deklaratat kundër UÇK-së disi kanë pushuar.

Ky është reagimi i plotë:

Kemi filluar të shqetësohemi për kryediplomaten Schwarz. Nuk po bëhet më e gjallë. Në Paris u zëvendësua me Emilia Rexhepin. Edhe deklaratat kundër UÇK-së disi kanë pushuar. Në mungesë të akuzave të saj, po besoj që së shpejti do të lirohen edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së!