LVV

Ironizon Bajqinovci: Opozita pritet që menjëherë ta dërgojë në Kushtetuese sondazhin

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi sondazhet e fundit nga Ubo Counculting e nxjerrin LVV-në në kuotën e 48.5%.

Përmes një videoadresimi në platformën X, ai ka ironizuar duke thënë se opozita tash do ta dërgojë në Kushtetuese UBO-në, RTV Dukagjinin e votuesit.

“Opozita pritet që menjëherë ta dërgojë në Kushtetuese sondazhin, UBO-n, RTV Dukagjinin, respodentët dhe gjithë qytetarët që janë shprehur se do ta votojnë LVV-në”, ka deklaruar ai.

“Sinqerisht a mund të më tregoni se çfarë do të bëjë tash opozita, a mund të na tregoni?”, ka deklaruar Bajqinovci.

Ndryshe nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.