Presidenti i Real Madridit

Ironi dhe humor, Florentino Perez me hezitim të madh për transferimin e Mbappes dhe Daviesit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez iu përgjigj në një mënyrë shumë kurioze kërkesës së një tifozi që ai të nënshkruante me Alphonso Davies të Bayern Munich dhe Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain.

Real Madridi pritet të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar të janarit, ku është përfolur të kryej dy transferime të mëdha, me Mbappen që thuhet se do të vijë si lojtar i lirë, ndërsa Davies do të transferohet për rreth 50 milionë euro.

Megjithatë, presidenti i Real Madridit, Perez nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë gjatë një bisede me një tifoz Los Blancos, duke i lënë ata në mendime nëse klubi mbretëror do të transferojë këtë dyshe në verë.

“Duhet të sillni Davies”, i thotë një tifoz presidentit të Real Madridit.

“Davies? Kush është Davies?”, përgjigjet Florentino Perez.

“Me Davies dhe Mbappe ne fitojmë gjithçka”, theksojnë ata për presidentin madrilen, i cili gjithashtu lë pikëpyetje nëse Mbappe po vjen.

“Mbappe? Kush është Mbappe?”, – u përgjigj sërish me ironi i pari i Los Blancos.

Videoja, e cila u shpërnda nga Chris MG në llogarinë e tij TikTok u përshkrua nga autori i saj si “Florentino Perez nuk e di se kush është Mbappe apo Alphonso Davies”. /Telegrafi/

@morong10 Florentino Pérez no sabe ni quien es #mbappe ni #alphonsodavies 😂 #realmadrid #humor #president #football #noticias #view #viral #tiktok #news ♬ sonido original – ChrisMG