Irani pranon fajin për rrëzimin e aeroplanit me 176 udhëtarë. Gjenerali: Do të doja të isha i vdekur!

Teherani zyrtar ka pranuar të shtunën se ka rrëzuar aksidentalisht avionin ukrainas pak minuta pas nisjes nga Teherani, duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

Gjenerali iranian Amirali Hajizadeh, tha të shtunën se operatori kishte ngatërruar Boeing 737 për një raketë të SHBA-ve, duke e pandehur si një kundërpërgjigje të raketave balistike iraniane, dhe kishte vetëm dhjetë sekonda për të vendosur nëse do të hapnin apo jo zjarr.

“Do të dija të kisha vdekur dhe kështu nuk do të kisha parë një incident të tillë,” tha Hajizadeh në mënyrë të çuditshme në një konferencë për shtyp. Ai pretendoi se ishte bërë një ‘kërkesë për të pastruar qiellin nga fluturimet civile në atë kohë, por kjo nuk ndodhi’.

Për ditë të tëra, Irani mohoi me zë të lartë se ishte përgjegjës për rrëzimin e avionit të nisur nga Teherani në Kiev më 8 janar, duke akuzuar SHBA, për përhapjen e propagandës me qëllim të keq dhe gënjeshtrat për sugjerimin e një skenari të tillë.

Raportohet se mbrëmjen e së shtunës Teherani është përfshirë nga protesta të dhunshme duke kërkuar dorëheqjen e Ayatollah Seyed Ali Khamenei për mashtrimin spektakolar për incidentin.