Irani nuk do të paraqitet në Kupën e Botës në futboll që do të mbahet në qershor të këtij viti, ka thënë ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali.
Paraqitja e Iranit në Botërorin në SHBA ishte në dyshim që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit.
“Nuk kemi kushte që të marrim pjesë në Botëror”, ka thënë Ahmad Donyamali për RTE.
Ai ka shtuar se përfundimisht nuk kanë mundësi të jenë në Botëror pas gjendjes së krijuar.







