Kosovari i Lazios

Inzaghi, Valon Berishës: Jemi me fat që e kemi në skuadër!

Simone Inzaghi është deklaruar pas fitores 0 me 2 ndaj Parmas.

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi është shprehur shumë i lumtur me lojën e lojtarëve të tij, duke folur edhe për performancën e Valon Berishës.

“Parma ishe e organizuar mirë dhe solide në mbrojtje. Jemi me fat që kemi opsione si Berisha dhe Correa, të cilët vijnë nga banka rezervë dhe ndryshojnë lojën”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes.

“Valon Berisha ka kualitete. Kur drejtori sportiv më ka propozuar këtë lojtar, i kam thënë se do të isha shumë i lumtur nëse ai do të vinte. Ne besojmë te ai”, ka përfunduar Inzaghi.