Inzaghi paralajmëron ekipet kundërshtare: Ky është vetëm fillimi i Interit

Simone Inzaghi thotë se nuk ishte krejtësisht një fitore e papritur e Interit në Champions League kundër Barcelonës, por mbi të gjitha ai dëshiron që të jetë fillimi i diçkaje në sezonin e tyre.

Inter ka mposhtur Barcelonën me golin e Calhanoglu dhe ka marrë tre pikë të mëdha në Champions League, për të vazhduar shpresën për kalimin tutje.

“Nuk do të thoja se ishte e papritur. Unë thashë dje se ishte një mundësi e shkëlqyer kundër një prej skuadrave më të mira në botë”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia.

“Isha shumë, shumë i zhgënjyer me rezultatin kundër Romës, por jo me performancën. Mbrëmjet si kjo do të na bëjnë mirë, ne duhet të rikuperojmë energjinë tonë tani dhe kemi terren për t’u rikuperuar në Serie A.”

“Mund të jetë fillimi i diçkaje të mirë, por ne duhet t’i japim një ndjenjë konsistencës këtij rezultati dhe performancës tani”, përfundoi ai.