Inzaghi i shqetësuar pas ndeshjes ndaj Milanit, këto janë arsyet

Mbrëmë është luajtur derbi i Milano-s ndërmjet dy skuadrave të cilat vijnë nga ky qytet, Milan dhe Inter, shkruan IndeksOnline.

Të dy klubet nga Milano kanë ndarë pikët në “San Siro”, ku ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 1-1, ku nga kjo ndeshje dolën të mllefosur shumë lojtarët e skuadrës së Inter, kjo pasi që Milan ende bën diferencën me pikë në tabelë, ku ka 7 pikë më shumë se skuadra e Interit.

Por, vetëm pikët nuk janë arsyeja pse skuadra Interit dhe menaxheri i kësaj skuadre, Simone Inzaghi dolën të pakënaqur nga kjo ndeshje, lojtarët e lënduar mund të jenë arsyeja e radhës se pse lojtarët dhe menaxheri i skuadrës së Inter, Inzaghi, janë të mërzitur.

Siç raporton edhe “Gazzeta dello Sport” mesfushori italian, Nicolo Barela ka probleme muskulore i cili pritet të mungon në ndeshjen e radhës.

Megjithatë menaxheri italian do të ketë edhe 2 lojtarë të tjerë jashtë dispozicionit në ndeshjen e radhës, ku e pret Napolin në shtëpi.

Bëhet fjalë për Alessando Bastoni dhe Edin Dzeko, të cilët kishin kërkuar zëvendësimin nga Inzaghi, i cili këto ndërrime i sheh si normale në një ndeshje të tillë, e cila është përshkruar më shumë se ndeshje.