Investigimi i Sun “turpëron” Juven, ndjekësit preferojnë “Cristianon përdhunues”

Rrjetet sociale të Cristiano Ronaldos dhe Juventusit kanë pësuar një rritje progresive, që padyshim duhet t’i lumturojë, por tek ndjekësit e CR7 ka diçka që nuk shkon. Sipas medias angleze “The Sun” ka pasur një bum rritjeje te profili i Cristianos veçanërisht pas shpërthimit të skandalit të përdhunimit me Kathryn Mayorga (në Las Vegas në vitin 2009).

Dy nga sponsorët e tij “Nike” dhe “Ea Sports”, patën thënë publikisht se ndiheshin shumë të shqetësuar nga akuzat shpërqëndruese. Por duket se ky skandal jo vetëm nuk ka ndikuar në rënien e imazhit të yllit të Juventusit, por përkundrazi ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të ndjekësve të tij.

Sipas bazës së të dhënave të personazheve influencues (InfluencerDB), në Instagram, Ronaldo ka fituar 13.004.343 ndjekës që nga publikimi i skandalit. Ndërsa Juventus ka pasur një rritje prej 6.132.426 ndjekës nga ajo periudhë.