Veterani dhe invalidi i luftës, Fadil Tahiri nga Podujeva e ka ndërmarrë një veprim që është komentuar për të mirë nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.
Ai shtëpinë që e ka përfituar nga komuna, e ka liruar për ndonjë familje që ka nevojë.
Kjo pasi që ai ka bërë zgjidhje banimi në fshatin e tij.
Për rastin ka shkruar edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Postimi i plotë:
Fadil Tahiri, invalid dhe veteran i luftës, njëherësh shembulli më i mirë i një qytetari të devotshëm. Ai sot ka liruar shtëpinë në “Lagjen e Dëshmorëve”, shtëpi të cilën e kishte përfituar nga Komuna e Podujevës e që janë dedikuar për njerëzit pa zgjidhje banimi.
Fadili tani ka bërë zgjidhjen e banimit në fshatin e tij dhe shtëpinë në lagje e ka liruar për ndonjë familje tjetër në nevojë.
E falënderoj Fadilin për korrektësinë dhe bujarinë e treguar, atij dhe familjes së tij i uroj rahati në shtëpinë e re!.







