Policia e Kosovës

Intervistohet nga policia një 18-vjeçar, gjuajti me armë në një aheng familjar

Është konfiskuar një armë nga Policia sot në Skenderaj.

kjo pasi një 18 vjeçar dyshohet se shtiu me të gjatë një ahengu familjar.

Arma e komfiskuar është e llojit pistoletë.

“Në orët e mesditës se sotme policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë zjarri.
Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K.Th.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës”, thuhet në njoftim.