Intervista e çuditshme e Mourinhos me prezantuesen e çmimeve të FIFA-s

“The Special One” u pyet se a do ta kishte drejtuar ekipin më të mirë të vitit të FIFA-s në një ndeshje të një kupe ndërplanetare.

Jose Mourinho e shikoi me habi prezantuesen e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të FIFA-s, përderisa ajo po e pyeste atë për një “kupë ndërplanetare” në një intervistë të çuditshme.

Ish trajneri i Manchester Unitedit, Chelseat dhe Real Madridit, Mourinho, e prezantoi çmimin e FIFA-s për trajneren më të mirë të vitit në futbollin e grave, çmim ky që e fitoi trajnerja e ekipit kombëtar të vajzave të SHBA-së, Jill Ellis.

Përderisa Mourinho po largohej nga skena e “Teatro alla Scala” në Milano, prezantuesja Ilaria D’Amico e ftoi atë për një intervistë dhe vazhdoi duke ia bërë një pyetje të një çuditshme – se a do ta drejtonte ekipin e tokës kundër ekipit të një planeti tjetër, në një kupë ndërplanetare.

Ajo e pyeti Mourinhon se kush do të ishte trajneri i veçantë i atij ekipi të veçantë – duke iu referuar nofkës së Mourinhos si “I veçanti”, nofkë që portugezi ia la vetes pasi e mori drejtimin e Chelseat në vitin 2004.

Mourinho mbeti i habitur nga pyetjet e saj, mirëpo u përgjigj duke bërë shaka para se të largohej shpejt nga skena.

“Le ta imagjinojmë të ardhmen. Në të ardhmen e afërt, ne do të kemi zbuluar jetë në planetë të tjera. Natyrisht, para se të kaloj shumë kohë, do ta kemi një kupë ndërplanetare, një llojë beteje mes botëve – një garë plot yje”, i tha D’Amico Mourinhos.

“Dhe nëse do të ndodhte sot, ne do të ishim gati sepse kemi shumë lojtarë të mrekullueshëm. A mund ta imagjinoni ju se kush mund të jetë trajneri i përsosur, i veçantë për të një skuadër si kjo, një skuadër të veçantë si kjo?”

Mourinho bëri shaka se duhej të zgjidhej një trajner që për momentin s’ka punë, pasi që FIFA s’e lejon një trajner t’i drejtojë dy skuadra. Pastaj, portugezi u largua shpejt nga skena dhe e la gazetaren duke e pyetur se pse nuk dëshiron të qëndrojë te ajo.

https://twitter.com/_A_Serie_A_Club/status/1176390890958589952

loading…