Internacionalja socialiste i shkruan Kurtit: E papranueshme që s’janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Astritit

Internacionalja socialiste sot i ka dërguar një letër Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përvjetorin e dytë të vdekjes së anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE, Astrit Deharit. Në këtë letër thuhet se është e papranueshme që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Deharit, derisa i kanë bërë thirrje Qeverisë që të shpejtojë me zbardhjen e këtij rasti.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën nga Internacionalja Socialiste në lidhje me rastin e Astrit Deharit.

Në këtë letër thuhet se është e papranueshme që ende nuk janë sqaruar rrethanat e vdekjes së Deharit, dhe i bëhet thirrje qeverisë që të nderojë dhe respektojë të drejtat e Astrit Deharit dhe familjes së tij, të shpejtojë zbardhjen e këtij rasti, si dhe të bashkëpunojë plotësisht dhe pa vonesa me hetimin e pavarur që po zhvillohet në Qendrën e Mjeksësisë Ligjore në Zvicër.

Kjo është letra e plotë:

INTERNACIONALJA SOCIALISTE

5 nëntor 2018

Albin Kurti

Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kosovë

I dashur Kryetar, i dashur mik,

Teksa përkujtojmë sot përvejtorin e dytë të vdekjes së trishtueshme të anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Astrit Deharit, i cili vdiq në burg ndërkohë që aty mbahej pa aktakuzë, ne ju shprehim juve, familjes dhe shokëve të tij, konsideratën dhe solidaritetin tonë.

Është tërësisht e papranueshme që pas dy vitesh rrethanat e vdekjes së tij tragjike ende nuk janë sqaruar dhe se ende nuk është vendosur drejtësi. Ne e mirëpritëm vendimin e marrë nga qeveria në shkurt të vitit 2018 për të lejuar një hetim të pavarur nga “Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore – Romand”, (CUTML), në Zvicër, por mbetemi thellësisht të shqetësuar për vonesat në përmbylljen e këtij procesi, duke sjell ndër mendje se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Shfrytëzojmë rastin për t’i bërë thirrje qeverisë që të nderojë dhe respektojë të drejtat e Astrit Deharit dhe familjes së tij, të shpejtojë zbardhjen e këtij rasti, si dhe të bashkëpunojë plotësisht dhe pa vonesa me hetimin e pavarur që po zhvillohet në Qendrën e Mjeksësisë Ligjore në Zvicër.

Familja globale politike e Internacionales Socialiste, anëtare e së cilës është Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të vazhdojë t’i ndjekë nga afër zhvillimet e këtij rasti.

Përshëndetje të përzemërta,

Luis Ayala

Sekretar i Përgjithshëm