Serie A

Interit i mjafton goli i Sensit, kap kreun e Serie A VIDEO

U luajt në “San Siro” ndeshja mes Interit dhe Udineses, e vlefshme për javën e tretë të Serisë A.

Zikaltrit fituan me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar ne minutën e 44-t nga Sensi.

Për t’u theksuar është se Udinese luajti që nga minuta e 34-t me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të De Paul, i cili goditi me shpullë Candrevën.

Me këtë fitore skuadra e Antonio Contes ngjitet e vetme në krye të renditjes së Serie A, duke iu shkëputur me 2 pikë Juventusit.

loading…