Interi vëzhgon Van de Beek, tenton transferimin në janar

Në verë Interi afroi shumë lojtarë dhe plotësoi dëshirat e Antonio Contes. Para nisjes së sezonit, në kampin zikaltër mendohej se çdo gjë ishte në rregull, por ndeshje pas ndeshje, dëmtimet u shtuan dhe dobësitë u vunë re.

Kështu që Interi, tashmë është sërish në kërkim të lojtarëve cilësorë. Siç raporton shtypi holandez, zikaltërit kanë hedhur sytë te talenti Donny van De Beek.

Lojtari i pëlqen shumë Piero Ausilios dhe do të jetë ai që do të merret me këtë çështje. Por, ka një problem shumë të madh, që është konkurrenca e Realit, që tashmë e ka një nga prioritetet e listës.

Van De Beek tashmë është një nga shtyllat e Ajaxit, pas largimit të Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong, kështu që holandezët nuk do shisnin lojtarin pa një shifër të përafërt me të dy futbollistëve të sipërpermendur.

loading…