Pasuesi i Handanovic

Interi synon Scuffet ose Areolan

E ardhmja e Simone Scuffet mund të jetë te Interi.

Zikaltërit janë vënë në kërkim të një portieri dhe 22-vjeçari i Udineses ka kohë që ndiqet nga drejtuesit e Interit.

Por Scuffet nuk është portieri i vetëm që ekipi i drejtuar nga Spalletti ka piketuar për të ardhmen, pasi Areola po vëzhgohet me shumë kujdes nga ekipi italian.

Gjithsesi portieri i Paris Saint Germain vështirë se mund të largohet nga parisenët në janar, por gjatë merkatos së verës mundësia e një kalimi në “San Siro” nuk mungon.