Interi rrit gjasat për kalimin e grupit

Interi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Slavia Pragës me rezultat prej 3 me 1.

Martinez i dha epërsinë Interit në minutën e 19 pas asistimit nga Lukaku.

Vendasit barazuan shifrat në minutën e 37 përmes Soucekut.

Por, në pjesën e dytë Interi shënoi tre herë.

Lukaku shënoi në minutën e 81, kurse pas shtatë minutave për 3 me 1 shënoi Martinez.

Me këtë fitore Interi arrin në kuotën e shtatë pikëve në vendin e dytë në Grupin F, po aq sa ka edhe Dortmundi në vendin e tretë.

Në ndeshjen e fundit Interi luan ndaj Barcelonës, derisa Dortmundi luan ndaj Slavia Pragës.