Interi rivalizon Barcelonën për Wijnaldumin
Pas Barçës, edhe Interi e do Wijnaldumin.
Georginio Wijnaldum mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit me fanellën e Liverpoolit.
Pas Barcelonës, “CalcioMercato”, raporton se për 30-vjeçarin holandez është duke u interesuar edhe Interi.
Raportohet se Interi ka zhvilluar disa bisedime me agjentin e Wijnaldum, të cilat për momentin kanë stagnuar.
Përveç Wijnaldum, Interi po monitoron edhe disa lojtarë tjerë për t’u përforcuar për sezonin 2021/22.