Ish futbollisti dhe drejtuesi i Interit, Lele Oriali është gati për një rikthim të tretë te zikaltërit, pasi Marotta duket i bindur për ta bashkuar me Antonio Conten, ashtu si te kombëtarja italiane.

Oriali te Interi ashtu si te Italia do të mbajë postin e menaxherit të skuadrës dhe do të jetë njeriu që do të bëjë lidhjen mes futbollistëve dhe drejtuesve të klubit.

Pasi veshi fanellën zikaltër si futbollist në periudhën 1970-1983, ku fitoi dy tituj kampionë dhe disa Kupa Italie, Oriali mori post drejtues në vitin 1999 dhe qëndroi në role të ndryshme deri në vitin 2010, në një karrierë që kulmoi pikërisht me tripletën.

Megjithatë bashkë me Jose Mourinhon, në verën e tij viti u largua edhe Oriali, për shkak të ideve të ndryshme që kishte me drejtorin teknik të asaj kohe, Marco Branca.

“As vetë nuk i di arsyet e largimit nga Interi dhe nuk e kam kuptuar se si Moratti u bind nga Branca për të pranuar shkarkimin tim”, deklaroi atëherë Oriali, i cili që prej vitit 2014 mban pozicionin e menaxherit të kombëtares italiane.

Tashmë akordi për t’iu bashkuar Interit është rritur dhe Oriali do të jetë sërishë zikaltër për herë të tretë, ndërsa zyrtarizimi pritet vetëm pasi të përfundojnë ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës, më 8 dhe 11 qershor, përballë Greqisë dhe Bosnjës.