Interi ka identifikuar sulmuesin anësor brazilian të Barcelonës, Malcom si shënjestër për afatin kalimtar të verës, raporton “Calciomercato” të mërkurën.
Interi tentoi të transferonte Malcomin vitin e kaluar, por ai vendosi të kalonte te Barcelona nga Bordeaux.
Mirëpo, Malcom e ka pasur të vështirë të sigurojë minutazh te Barcelona këtë stinor, ku ka luajtur vetëm në tetë ndeshje në La Liga dhe 15 në total këtë stinor, ndërsa ka realizuar dy gola në Kupën e Spanjës dhe një në Ligën e Kampionëve.
Malcom në mungesë të minutazhës mund të vendos të largohet nga Barça në verë.







