Interi po ia bën një “të mirë” Vedat Muriqit

Interi ka nisur seriozisht bisedimet me Lazion për transferimin e Correas.

Orëve të fundit bisedimet mes Marottas dhe Lotitos kanë qenë më të qarta dhe sipas mediave italiane shpejt mund të kemi edhe konkretizim të bisedimeve.

Largimi i Lukakut ka lënë zbrazëti në sulmin e kampionëve, ani pse Dzeko ka ardhur si blerje nga Roma. Simeone e do me çdo kusht Correan ngase e njeh mirë atë nga koha kur drejtonte Lazion.

Ka gjasa që Correa të vije te Interi si huazim ngase shuma që kërkon Lazio është e lartë për argjentinasin.

Në rast se do të ndodhë ky transfer, do të jetë një lajm i mirë për Muriqin që mund të ketë më shumë hapësirë në sulmin e Lazios.

Tare nuk është i interesuar më për blerje në sulm dhe se Sarri pritet të llogaris më shumë në shërbimet e sulmuesit kosovar.