Interi përmbys Veronën e Rrahmanit për të marrë kryesimin në Itali

Interi ka mposhtur me përmbysje Hellas Veronan e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, për të rrëmbyer pozitën e parë në tabelën e Serisë A.

Klubi nga Milano fitoi 2 me 1 me golin e parë që erdhi për mysafirët në minutën e 19-të. Valerio Verre realizoi nga penaltia për Veronan.

Interi u këndell në pjesën e dytë duke shënuar përmes Matias Vecinos dhe Nicolo Barellas në minutat 65 dhe 83.

Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë ndeshje te Verona.

Në Serie A, Interi tani ka 31 pikë në pozitën e parë dhe lë pas Juventusin me 29. Verona është e nënta me 15 pikë të tubuara.

loading…