Napoli ka një akord paraprak me Veronën për blerjen e mesfushorit maroken Sofyane Amrabat për shifrën e 15.6 milionë eurove në verën e ardhshme, por presidenti De Laurentiis nuk po gjen gjuhën e përbashkët me vetë futbollistin.
Kjo pasi Napoli i ofron Amrabat një kontratë 5-vjeçare dhe me një klauzolë prej 100 milionë eurosh, ndërsa vetë marokeni kërkon një kontratë maksimumi 4-vjeçare dhe me klauzolë jo më të lartë se 50 milionë euro.
Për të përfituar nga kjo situatë, duket gati Interi, me dyshen Marotta-Ausilio që kanë pritur dje në zyrat e klubit menaxherin e Amrabat, Muhamed Sinouh, teksa pas takimit palët u shfaqën mjaft optimiste.
Vlen të theksohet se zikaltërit janë të gatshëm të barazojnë ofertën e Napolit për klubin e Veronës, ndërsa tani beteja do të jetë se cili nga klubet do të bindë më shpejt mesfushorin 23-vjeçar, që po bën mjaft mirë këtë sezon.







