Inter

Interi pa gjysmë ekipi, por pa probleme ndaj Lecces – titulli ka filluar t’iu buzëqesh

Interi ka marr fitore si mysafir ndaj Lecces me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 25-të të Serie A.

Simone Inzaghi kishte pushuar gjysmën e skuadrës, pasi që kishin luajtur në mesjavë në Ligën e Kampionëve, ndërsa luajnë sërish pas tri ditësh ndaj Atalantas.

Në minutën e 15-të, u zhbllokua ndeshja, kur Lautaro Martinez shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Interi shënoi golin e sigurisë, me Davide Frattesi për 2-0.

Pas dy minutash, Lautaro Martinez siguroi fitoren e zikaltërve duke shënuar për 3-0 pas asistimi të Frattesit.

Në minutën e 68-të, Stefan de Vrij shënoi për 4-0, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme të Interit këtë vit.

Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 66 pikëve, nëntë më shumë se Juventusi që është ndjekësi i parë.