Interi nuk e lëshon vendin e dytë, fiton me lehtësi ndaj Napolit

Interi ka fituar 2-0 kundër Napolit në kuadër të javës së 37-të në Serie A.

Pas vetëm 11 minutash lojë në Giuseppe Meazza, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Danilo D’Ambrosios që u asistua nga Cristiano Biraghi.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, derisa në të dytë kishte një ritëm edhe më të lartë.

Edhe pse ishte duke udhëhequr, Interi nuk i ndali sulmet ndaj portës së mysafirëve, derisa këta të fundit dukeshin si të shpërqendruar.

Për të qetësuar Antonio Conte që ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 56-të, ishte Lautaro Martinez.

Sulmuesi argjentinas (74′), shënoi golin e dytë për vendasit, duke u gjetur mjaftë mirë nga Nicolo Barella.

Deri në fund të dy skuadra kishin shanse të mira për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Pas javës së 37-të, anteri është ne vendin e dytë me 79 pikë, derisa Napoli në të shtatin me 59 sosh.

Në xhiron e fundit (38), skuadra që drejtohet nga Conte takohet me Atalantan, ndërsa napolitanët do kenë punë me Lazion.