Interi nis me barazim sezonin në “Champions”

Interi ka nisur me barazim sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Antonio Contes barazoi 1 me 1 me Slavia Pragën në kuadër të Grupit F.

Peter Olayinka shënoi golin për çekët, ndërsa Nicolo Barella barazoi rezultatin në fund të ndeshjes për Interin.

Në Grupin F janë edhe Dortmundi e Barcelona që përballen më vonë.

loading…