Interi në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Lukaku vendos rekord

Interi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar sonte Bayer Leverkusenin.

Skuadra e Antonio Contes arriti të fitojë përballjen e sotme me rezultat prej 2 me 1.

Ishte Barella ai që i dha epërsinë Interit duke shënuar në minutën e 15 të ndeshjes.

Pas gjashtë minutash në skenë u paraqit sulmuesi belg, Romelu Lukaku, për ta çuar rezultatin në 2 me 0.

Me këtë rast Lukaku ka vendosur rekord në Ligën e Evropës duke u bërë lojtari i vetëm në këtë garë që ka shënuar në nëntë ndeshje radhazi, duke lënë prapa Alan Shearerin, i cili mbante rekordin me tetë ndeshje.

Leverkuseni arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 24 përmes Havertzit, por nuk arriti të bëjë më tepër në këtë takim përball skuadrës së Contes.

Në gjysmëfinale gjiganti italian e pret fituesin e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Basel.

Gjysmëfinalja zhvillohet sot një javë.