Interi me ofertë për Kumbullën

Marash Kumbulla është një ndër lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar është duke kaluar në formë fantastike këtë sezon te Hellas Verona, duke tërhequr interesimin e skuadrave të njohura evropiane.

Së fundi, sipas mediave italiane, Interi ia ka bërë një propozim Veronas, në lidhje me Kumbullën.

Zikaltrit thuhet se ia kanë ofruar Veronas shërbimet e dy futbollistëve Bastoni dhe Espositos, për t’i siguruar shërbimet e Kumbullës.

Për 20-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Lazio, Napoli dhe Fiorentina.