Serie A

Interi me fitore të thellë vazhdon rrugën drejt titullit

Interi ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A, për të vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghit fitoi pa ndonjë problem ndaj Salernitanas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të.

Takimi në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 4:0.

Marcus Thuram (17′), Lautaro Martinez (19′), Denzel Dumfries (40′) dhe Mark Arnautovic (90′) realizuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.

Interi pas kësaj fitore ka 63 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me dhjetë pikë më shumë se Juventusi.

Salernitana mbetet në pozitën e fundit (20) me vetëm 13 pikë të grumbulluara.