Interi me fitore të lehtë ndaj Torinos

Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Torino.

Skuadra e Antonio Contes shënoi fitore bindëse prej 3 me 0 në një fushë të rënduar nga reshjet e shiut.

Martinez, De Vrij e Lukaku ishin ata që shënuan golat e fitores për Interin.

Me këtë fitore Interi mban vendin e dytë me 34 pikë, derisa Torino në vendin e 12 ka 14 pikë.