Interi me fitore siguron kualifikimin tutje, Barcelona i thotë “lamtumirë” Ligës së Kampionëve

Interi e ka siguruar kualifikimin në 1/8-tën e finales në Ligën e Kampionëve falë fitores 4:0 ndaj Viktoria Plzenit dhe njëherit Barcelona zyrtarisht garat do t’i vazhdojë në Ligën e Kampionëve për herë të dytë rresht.

Serinë e golave në “Giueseppe Meazza” e hapi Mkhitaryan në minutën e 35-të të përballjes.

Golin e dytë dhe të tretë i realizoi Edin Dzeko në minutat 42 dhe 66-të.

Romelu Lukaku në rikthimin e tij nga lëndimi realizoi golin e fundit në minutën e 87-të.

Interi tanimë ka 10 pikë në pozitën e dytë. Plzeni mbetet i fundit me zero pikë.