Një ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Eintracht Frankfurt, Inter ka në dispozicion vetëm 11 lojtarë, pa përfshirë portierët, në rast se Brozovic do jetë në stol do jenë 12, por pak gjasë ka që kroati të luajë.
Ndërsa rezervë do të jenë të gjithë lojtarë të akademisë në rast dëmtimi ose emergjence gjatë ndeshjes.
Luciano Spalletti është i detyruar të krijojë një formacione me lojtarët që ka në dispozicion dhe do bëjë disa ndryshime sa i përket roleve që secili futbollist mbulon në fushë.
Skema mbetet e pandryshuar, 4-2-3-1 i zakonshëm i Spallettit.
Formacioni i mundshëm sipas “La Gazzetta dello Sport”:
Porta: Handanovic.
Mbrojtja: Cedric, De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio (mbrojtës i majtë).
Mesfusha: Vecino-Valero, Perisic, Candreva (trekuartist), Politano.
Sulmi: Keita Balde.







