Interi i pandalshëm në Itali, mposht edhe Lazion

Interi ka arritur edhe fitoren e pestë rresht në fillim të sezonit të ri në Itali.

Në xhiron e pestë, ekipi i Antonio Contes mposhti minimalisht 1 me 0 Lazion.

Danilo D’Ambrosio realizoi golin e fitores për Interin.

Pas pesë ndeshjeve, Interi është i vetmi ekip me pikë maksimale dhe i prin tabelës, me dy pikë më shumë se ndjekësi i parë Juventusi.

loading…