Interi i nis bisedimet me Manchester Unitedin për Lukakun

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ndodhet në Angli këtë mbrëmje për t’i nisur bisedimet me Manchester Unitedin për sulmuesin Romelu Lukaku.

Ausilio pritej të udhëtonte drejt Anglisë këtë javë dhe sipas Sky Sport Italia, kjo tashmë ka ndodhur.

Trajneri i ri i zikaltërve Antonio Conte e ka bërë të qartë që prej ditës së parë se e sheh Lukakun si përforcimin më ideal në Inter. Ai kishte tentuar ta transferonte belgun edhe sa ishte trajner i Chelseat.

Manchester Unitedi i kërkon 80 milionë euro për të dhe thuhet se vazhdimisht i ka refuzuar përpjekjet e Interit për ta ulur çmimin duke përfshirë lojtarë si Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan.

Ausilio ndodhet në Londër edhe do të përpiqet të gjejë një marrëveshje me drejtuesit e gjigantit anglez.

loading…