Interi i frikshëm, 5 gola Genoas dhe i afrohet me Juventusin

Inter ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Genoas, me rezultatin 5:0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 11-të të Serie A.

Golin e parë të ëtij takimi e realizoi Roberto Gagliardini, në minutën e 14’ të takimit, pas asistimit të Joao Marios.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Matteo Politano ai që dyfishoi epërsinë e nikoqirëve, përsëri pas asistimit të Marios.

Pjesa e dytë ishte më e varfër sa i përket numrit të golave.

Ishte Gagliardini që në minutën e 49’ realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për këtë takim.

Goli i katërt erdhi në minutën e 90’ nga Joao Mario, kurse të fundit gol e realizoi i rikthyeri Radja Nainggolan në minutën e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Inter grumbullon 25 pikë, vetëm tri më pakë se Juventus, këta të fundit që do të zhvillojnë ndeshjen e radhës sonte nga ora 20:45.