Interi i Contes e nis me goleadë, merr menjëherë kreun e renditjes (VIDEO)

Interi luajti në “San Siro” kundër Lecces ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fiton me rezultatin e thellë 4-0, duke marrë menjëherë kreun e renditjes.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e pastër 2-0 të skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte, me golat e shënuar nga Marcelo Brozovic në minutën e 21-të dhe Sensi në të 24’.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Romelu Lukaku shënon golin e tretë për Interin dhe të parin me fanellën zikaltër.

Më pas, në të 84’ është Candreva që me një “silurë” e dërgon topin për herë të katërt në rrjetë, duke vulosur fitoren 4-0.

loading…