James Rodriguez ka shumë admirues në Europë dhe nuk do të jetë problem për të të gjejë një klub të madh duke parë se Real Madridi do ta shesë sërish pas huazimit te Bayern Munich.

Manchester United dhe Interi pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në verë dhe po duelojnë për shërbimet e kolumbianit i cili vlerësohet 60-70 milionë euro.

Për momentin zikaltërit janë në avantazh për 27-vjeçarin pasi pritet të luajnë në Champions League ndërsa Manchester United i është larguar këtij objektivi dhe për James duket se është kusht që klubi i ardhshëm të luajë në një kompeticion të tillë.