Interi fiton pikën e parë, barazon pa gola me Shaktarin

Kampioni i Italisë, Interi, e ka fituar pikën e parë në Ligën e Kampionëve. Të martën mbrëma, Interi luajti pa gola me Shakhtar Donteskun e Ukrainës.

Ndeshja është luajtur në Kiev. Të dy skuadrat kanë krijuar raste, por pa mundur të konkretizojnë. Ndeshja i takoi grupit D.

Në xhiron e parë Interi kishte pësuar nga Real Madridi, ndërsa Shakhtarin e kishte mposhtur Sheriff Tiraspoli. Në ndeshjen e ardhshme, më 19 tetor, Interi luan në shtëpi me Sheriffin.