Interi fiton përsëri ndaj Ludogoretsit, kalon në fazën tjetër në Ligën e Evropës

Interi ka fituar ndeshjen e dytë ndaj Ludogoretsit me rezultat 2-1 e vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Nerazzurrët kanë arritur të fitojnë edhe ndeshjen e dytë dhe të kualifikohen në raundin e radhës në Ligën e Evropës me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Megjithatë, mysafirët ishin të parët që befasuan ekipin e Antonio Contes duke shënuar me anë të Cauly Oliveira-Souza (26’) për 0-1.

Interi arriti të kthehet në lojë me anën të Cristiano Biraghi (32’), i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Christian Eriksen.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat të barabartë, në skenë doli Romelu Lukaku që shënoi në shtesë për epërsinë e Interit 2-1.

Në pjesën e dytë, përsëri Interi ishte skuadër më e mirë duke krijuar më shumë raste, ndërsa edhe Ludogoretsi pati rastet e veta.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Interit, që kalon na raundin tjetër.