Interi është e kaluara e Icardit, PSG-në e cilëson si skuadrën më të mirë që ka luajtur ndonjëherë

U largua nga Interi si i padëshiruar edhe pse formlaisht është ende një futbollist i ziklatërve i huazuar te PSG.

Ishte kapiten i skuadrës nga Milano dhe një prej futbollistëve më të rëndësishëm, megjithatë duket se që tani Interi është e shkuara e Mauro Icardit i cili edhe pse ka pak muaj te parisienët e ka të qartë dhe tashmë të sigurt se kush është skuadra më e mirë për të cilën ka luajtur ndonjëherë në karrierë.

“PSG është ekipi më i fortë dhe i mirë që kam luajtur ndonjëherë, ndihem shumë mirë në Francë dhe kam marrëdhënien optimale me shokët e skuadrës. Në karreirë kam luajtur me lojtarë fantastikë, por pa diskutim që nuk kam qënë ndonjëherë në një ekip me më shumë cilësi se PSG. Kur erdha këtu e dija që nga mua priteshin gola, dhe më vjen mirë që për momentin po arrij të realizoj.”

Argjentinasi ishte protagonist në fitoren 4-0 ndaj Olympique Marseille duke shënuar dy gola ndërsa finalizimet në Ligue 1 kanë shkuar në kuotën 4.

Me sa duket qyteti i dashurisë i ka ndikuar Mauro Icardit i cili në pak muaj e ka harruar ish ekipin e tij të zemrës, Interin.

loading…